INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Rritja e papunësisë, Milva Ekonomi: Pasojat e protestave të dhunshme [VIDEO]

KafeIN/Rritja e papunësisë, Milva Ekonomi: Pasojat e protestave të dhunshme [VIDEO]

Publikuar më: 14:27 14-03-2019

Për deputeten socialiste Milva Ekonomi, situata politike dhe protestat e dhunshme të opozitës dhe mesazhet negative, kanë ndikim negativ tek biznesi i vogël.
Sipas saj këto janë një nga arsyet e tkurrjes së biznesit, i cili ka frikë të hapë kontrata të reja, duke shpjeguar kështu dhe shifrat e INSTAT për rritjen e papunësisë.
Në një intervistë në emisionin "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri, deputetja Ekonomi tha se e njëjta situatë u krijua dhe në vitet kur PS protestonte në vitet kur ishte në opozitë.
"Njihet tkurrja e biznesit në situata të tilla. Ndaj ne themi se dhuna nuk është aspak e tolerueshme pasi ndikimi negativ në ekonomi është i prekshëm", tha Ekonomi.
E pyetur për qeverisjen socialiste, Ekonomi tha se qeveria socialiste është e ligjshme,kryeministri po ashtu.
Sa i takon akuzave për koncensionet,deputetja sociliste tha se kjo ka të bëjë me kulturën e investimit, duke iu referuar ekonomisë së vendeve të zhvilluara.
"Po të shohim shifrat e BE për koncensionet, sheh se koncensioni i shërbimeve po zë vend gjithnjë e më shumë,ti delegon rrisk dhe menaxhon shërbimet por në fund të ditës ai është një aset publik", u shpreh deputetja njëkohësisht eksperte e njohur e ekonomisë Milva Ekonomi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166