INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Samiti i Polonisë s'na dha fonde, Civici: Nuk dimë të shkruajmë projekte për  BE [VIDEO]

KafeIN/Samiti i Polonisë s'na dha fonde, Civici: Nuk dimë të shkruajmë projekte për BE [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 08-07-2019

Për ekspertin e ekonomisë Ardian Civici, Shqipëria nuk përfitoi fonde nga samiti i Poznanit në Poloni, pasi mungojnë strukturat për hartimin e projekteve që i përshtaten standardeve të BE.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Civici tha se duhen kuptuar dhe paketat financiare të Evropës Juglindore ku përfshihemi dhe ne.
“Ne nuk kemi strukturat e nevojshme për hartimin e projekteve, Institute të Studimeve Ekonomike.
Kjo është një nga të metat më të mëdha që kemi, dhe jo vetëm në nivel qendror, po edhe në nivel ministrish apo lokal.

Shkak tjetër është mungesa e vizionit strategjik, bashkëpunimi me fqinjët.
Maqedonia i kushton shumë rëndësi kësaj çështje. Ne kemi një qendër të investimeve të huaja, AIDA, kurse Maqedonia ka 6 miniministri që merret me investimet e huaja”, tha Civici.
Në lidhje me punësimin, Civici tha se nuk varet vetëm nga zgjedhja e individit, por dhe sektori ku punon, sa cilësore është ky sektor që reflekton në pagat e marra.
“Në 20 vitet e fundit, frontet kryesore të punësimit të hapura i përkasin atyre me paga të ulëta e që kërkojnë nivel të ulët kualifikimi siç është industria fason dhe Call Center”, tha eksperti i ekonomisë Ardian Civici.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605