INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Sara Gjordeni:

KafeIN/ Sara Gjordeni: " Në Instagram nuk bëhesh modele"

Publikuar më: 10:40 11-07-2018

Imazhi sipërfaqësor që femrat shfaqin ishte një nga temat, e cila u diskutua sot në KafeIN. Duke qënë se tashmë Instagrami është bërë trend, vajzat postojnë foto personale dhe pretendojnë se janë fotomodele ose mendojnë se po bëjnë karrierë.

Sara Gjordeni ishte pjesë e puntatës së sotme ku dha dhe mendimin e saj në lidhje me temën. Sara e ka nisur karrierën e saj si fotomodele, më pas si modele dhe miss. Ajo është shprehur se një vajzë duhet të ketë hire të bukura dhe fat, por gjithashtu duhet të ketë dhe kontaktet e duhura me të cilat mund të bëhen dikushi.

Sara tha per INTv se shumë vajza gabojnë me Instagramin pasi në atë mënyrë kurrë nuk mund të bëhesh modele. Në takimet me agjensitë këto vajza duken ndryshe nga fotot të cilat postojnë. Kjo vendos në dukje faktin që kjo figurë sipërfaqësore qe tregojnë në rrjetet sociale, nuk është rrugë për të pasur një karrierë të suksesshmë.

Article Logic
Execution time: 0.0039298534393311