A mjafton vetëm bukuria për të qënë Miss, ishte një nga temat e diskutuara sot në KafeIn. Prezantuesi i rubrikes për të rinj, Dejvis Nikollaj, me sa duket i ka vendosur paksa në siklet dy vajzat pjesëmarrëse në Miss Universe Albania me një test të shkurtër inteligjence.
Ky test u realizua për të hedhur poshtë polemikat se vajzat pjesëmarrëse në kompeticione të tilla janë vetëm të bukura dhe nuk kanë inteligjencë. Anisa Metuku dhe Daorsa Kamberi e kaluan me sukses këtë provë pasi iu përgjigjën thuajse të gjitha pyetjeve të bëra pavarësisht shakave dhe të qeshurave të shkaktuara herë pas here prej përgjigjeve.
Për të parë intervistën e vajzave, shikoni videon: