INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Shkollë verore në Jalë, Lori Haxhiu: Edukim dhe punë për të rinjtë [VIDEO]

KafeIN/Shkollë verore në Jalë, Lori Haxhiu: Edukim dhe punë për të rinjtë [VIDEO]

Publikuar më: 12:37 23-07-2019

Zvministrja e Arsimit Lori Haxhiu e ftuar në emisionin “KafeIN” , gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, ka bërë publike projektin veror të Ministrisë së Arsimit, shkollën verore për të rinjtë studentë.
“Aplikimet janë mbyllur të dielën dhe thirrja ka qenë e hapur për studentët nga Shqipëria dhe Kosova. Në datën 24 korrik jemi në Jal për shkollën verore që do të zgjasë deri në datën 28 korrik, eksperiencë e nisur një vit më parë.
Modulet e ndryshme të trajnimit do të jenë mbi edukimin dhe punësimin në shekullin e 21.
Aplikantët duhet të vazhdojnë studimet për Shkencat e Komunikimit, Gazetari”, tha zv/ministrja Haxhiu.
Sipas saj, një vit më parë shkolla verore ishte e hapur në Shëngjin, kurse këtë vit është menduar Jali ku s’sdo të mungojnë aktivitetet sportive.
“Këtë vit zgjodhëm të jenë studentë nga të dyja vendet, janë përzgjedhur 60 studentë nga shqipëria dhe 60 të rinj nga Kosova.
Ky projekt vjen në vijim të marrëveshjes mes ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha zv/ministrja Haxhiu.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0040371417999268