INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/”Shpërthimet” Botox, mjekja Blerta Gjoni: S'ka ndërhyrje pa efekte dytësore [VIDEO]

KafeIn/”Shpërthimet” Botox, mjekja Blerta Gjoni: S'ka ndërhyrje pa efekte dytësore [VIDEO]

Publikuar më: 17:22 18-02-2019

Botox është kthyer në mani, por nëse nuk përdoret nga persona të licencuar mund të rrezikojë shëndetin.

Dermatologia Blerta Gjoni ishte e ftuar në emisionin “KafeIn”, me moderatorin Flavio Qarri, ku theksoi se çdo procedurë e kësaj natyre ka efekte sekondare.

“Botox është një medicament që nëse nuk përdoret nga persona të licencuar, dhe që nuk njihet efekti i tij, është i rrezikshëm”, tha mjekja dermatologe.
Sipas doktoreshë Blerta Gjoni, efektet sekondare janë të minimizuara në duart e një profesionisti.
“Duhet të pyetet amneza e pacientit për ndonjë sëmundje neurologjike ose muskulare, pra Botox nuk bëhet tek të gjithë.
Por kur i duhet thënë po Botox? Dermatologia thotë se gjithçka varet nga mosha.
Nën moshën 30 vjeç, sipas saj, është e ndaluar dhe këtë e konfirmojnë dhe profesionistët ndërkombëtarë.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.00193190574646