Një nga nismëtarët e ligjit “Për mbrojtjen nga duhani”, specialist i shëndetit publik, Roland Shuperka në një intervistë në emisionin “KafeIN” tha se ndryshimet ligjore që pritet të miratohen në kuvend nuk e mbrojnë shëndetin publik.
“Në qoftëse ministrja e Shëndetësisë kërkon të bëjë ndryshime ligjore, duhet të krijohet një grup pune me ekspertë të fushës.
Në dijeninë time është Inspektoriati Shëndetësor që i ka hartuar këto ndryshime, në konflikt të hapur interesi”, tha eksperti Shuperka.
Shuperka ka hedhur akuza dhe ndaj këtij institucioni që sipas tij favorizon bizneset dhe nuk vjel gjobat e vendosura.
Eksperti i shëndetit public tha se ka dhënë dorëheqjen nga grupi i ekspertëve.
"Inspektoriati shkel ligjin e shtetit shqiptar. Ata vënë gjoba, por po goditet biznesi më i ndershëm, baret e restorantet. Nuk lejohet që të vijnë inspektorët e rretheve në Tiranë për të vënë gjoba. Kjo është e ndaluar në ligj. Ata vijnë nga rrethet me urdhër të kryeinspektorit të përgjithshëm dhe vendosin gjoba. Ata nuk janë specialistë të shëndetit publik, kanë paguar për vendin e punës.
I bëj thirrje kryeministrit të mos i lejojë kryeinspektorët të bëjnë ctë duan", tha Shuperka.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë