Në emisionin e mëngjesit KafeIN u diskutua mbi ndryshimet që matura shtetërore sjell ndër vite. Ndryshime të cilat prekin maturantët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ndikojnë në zgjedhjen e universitetit.
Që prej ndryshimit të sistemit të bërë në maturën 2015-2016 ku koeficientët e lëndëve nuk do të kishin më rëndësi, në lojë futet mestarja e ponderuar. Një sistem i cili e nxjerr një maturant automatikisht fitues në dhjetë degë universiteti njëkohësisht. Ndërsa provimi me zgjedhje i anglishtes u kalua nga niveli B2 në TOEFL Junior. Një eksperiment i cili dështoi që në provën e parë te tij pasi në maturën 2016-2017 u rikthye sërisht niveli B2 i anglishtes.
Sot të gjithë maturantët e Republikës së Shqipërisë po përfundojnë dy provimet e fundit qetësisht, por në maturën 2018-2019 nuk do të jenë më dy të tillë, por vetëm një provim me zgjedhje.
kafe in ndryshimet e matures nder vite.mp4 oki from Elton Cara on Vimeo.