Xheni Hatillari ishte e ftuar sot te Flavio në KafeIN në INTV dhe In Radio 105.7. Menaxherja e projekteve erdhi për të folur për programe si Erasmus + që mundëson studentët shqiptarë jo vetëm të studiojnë në vendet e Bashkimit Europian falas por edhe t’i kenë shpenzimet e paguara.
Ajo gjithashtu shpjegoi edhe mekanizmin që sillte shumë student të huaj në Tiranë.
Xheni e angazhuar në disa projekte përfshi dhe Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane rrëfeu historitë e suksesit të të rinjve tanë.
Ajo shpjegoi mekanizmin dhe mbi të gjitha sqaroi rstet kur nuk duhet pasur besim nga reklamat që kërkojnë para.
Nëse doni të dini më shumë për këtë çështje, ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm: