INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Siguria ushqimore, prodhuesit: Ka spekulantë, por prodhimet janë të njëjtat për eksport dhe tregun vendas [VIDEO]

KafeIN/ Siguria ushqimore, prodhuesit: Ka spekulantë, por prodhimet janë të njëjtat për eksport dhe tregun vendas [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 08-05-2019

Arben Shkodra, si përfaqësues i Bashkimit të Pordhuesve Shqiptarë në një intervistë për “KafeIN’ me moderatorin Flavio Qarri tha se Shqipëria prodhon me cilësi të mirë, por mes kësaj kategorie ka dhe spekulantë.
“Duhet të ketë më shumë informacione shkencore për hormonet, pesticidet. Media duhet të investigojë, por sot jemi eksportuesi më i madh i domateve në tregun e huaj”, tha përfaqësuesi i prodhuesve Arben Shkodra.
Ai ka qetësuar opinionin publik në lidhje me frikën për prodhime të destinuara vetëm për tregun vendas.
Sipas tij nuk ekziston një ide e tillë.
Zoti Shkodra tha se pasiguria ushqimore nuk është vetëm në Shqipëri por nga ana e tij duhet të përmirësohet legjislacioni dhe të forcohet kontrolli në zinxhirin ushqimor.
Sipas tij, duhet të mendojmë se jemi në prag të sezonit të prodhimit të frutave dhe perimeve të freskëta mund të nxisë një luftë tregtare, midis konkurrencës në rajon e më gjerë me prodhuesit brenda vendit.
“Ndoshta ne po nxisim eksportin e prodhimit vendas. Po amplifikohet me pa të drejtë dhe mediat po kërkojnë klikime në kurriz ndaj një produkti duke i përgjithësuar të gjithë e etiketuar si prodhime të pasigurta”, tha përfaqësuesi i shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932