INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Skënder Sherifi: “Borderline”, ju rrëfej kujtimet e jetës sime pas arratisjes nga Shqipëria [VIDEO]

KafeIN/Skënder Sherifi: “Borderline”, ju rrëfej kujtimet e jetës sime pas arratisjes nga Shqipëria [VIDEO]

Publikuar më: 12:03 08-04-2019

Ai është një gazetar dhe profesor i njohur i gjuhës frënge në një nga universitetet belge, por Skënder Sherifi njihet dhe si poet e shkrimtar ku shtypi belg e ka renditur librin “Love” mes 10 më të mirëve në të gjithë Evropën frankofone, si Franca, Zvicra, Belgjika e Luksemburgu.
I ftuar në emisionin “KafeIN, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, zoti Sherifi ka folur për librin e tij më të ri “Borderline” i cili do të prezantohet për artdashësit e kryeqytetit gjatë kësaj jave.
I larguar me familjen prej Shqipërisë që në vitin 1956, me origjinë nga Tropoja, profesor Skënder Sherifi ka treguar se në librin e tij më të ri, “Borderline” ka përshkruar kujtimet e rinisë së kaluar jashtë vendlindjes.
“Ka qenë viti 1976, unë isha 21 vjec, e dija historinë e arratisjes sepse kisha dëgjuar nga familja ime, të cilët u larguan në vitin 1956.
Janë kujtime të këtyre viteve, ku unë kam jetuar në Kosovë për të perfeksionuar gjuhën shqipe.
Përkhtyesi im i parë ka qenë Ibrahim Rugova.
Borderline do të thotë jashtë kufijve, njësoj si unë, je midis disa botëve, asimilimi i të cilëve krijon botën tënde personale”.
Në këtë kokteil interesante është që e ke në subkoshiencë anën epike të trashëguar, të lahutës së Fishtës, diku në qelizë, e mbi atë shtresë vjen e gjithë bota”, tha zoti Sherifi.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725