“Smile Albania” është projekti i ministrisë së Turizmit që do të zbatohet edhe këtë vit gjatë sezonit turistik.
Rexhina Merkohitaj, studente, e ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se të punosh në “Smile Albania” është një mundësi e mirë për të rinjtë studentë që duan të aktivizohen gjatë muajve të verës.
“Unë aplikova vitin e shkuar dhe fitova. Vjet kam qenë pranë qendrës së informimit për turistët në parkun Kombëtar të Llogarasë dhe ka qenë eksperiencë e bukur. Edhe këtë vit kam aplikuar dhe pres t’i bashkohem grupit të të rinjve”.
Sipas Rexhinës, vitin e shkuar u punësuan rreth 500 të rinj dhe paga është e kënaqshme.
Vajza e re tha se aplikimet kanë nisur dhe ky është një shans i mirë për të gjithë ata të rinj që kanë njohuri në gjuhët e huaja dhe kanë dëshirë të jenë aktivë për të lëvizur në të gjithë zonat bregdetare.
“Ne jemi ambasadorët më të mirë të vendit, pasi promovojmë bukuritë shqiptare”, tha Rexhina.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë