Tiranasit e vjetër nuk i kanë harruar traditat.
Por zemra e tyre është aq e gjerë sa ka pranuar të ketë në sofër bij e bija që e duan kryeqytetin, jetojnë e punojnë këtu, pavarësisht se nuk kanë lindur në Tiranë.
Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”, nga studio e emisionit “KafeIn” me moderatorin Flavio Qarri, i ka bërë ftesë kujtdo që e do këtë qytet e traditat e tij, t’i afrohet “Sofrës Tironse” që feston 25-vjetorin e saj më 11 shkurt.
“Prej vitit 1994, Sofra Tiranase mbledh çdo vit rreth saj personalitete të njohura të artit e kulturës, tabanë të kryeqytetit, bij të tij.
Cmimi i vitit do t’i jepet këtë vit dhe personaliteteve që nuk janë tironsa, por kanë kontribuar për këtë qytet”, tha kryetari i shoqatës “Tirana”.
Ndiqni më poshtë intervistën e zgjeruar