INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Sondazh/ Cili është destinacioni më i preferuar i shqiptarëve për këtë verë? Zbulojeni [FOTO]

KafeIN/ Sondazh/ Cili është destinacioni më i preferuar i shqiptarëve për këtë verë? Zbulojeni [FOTO]

Publikuar më: 10:23 29-06-2018

Padyshim Shqipëria është një ndër vendet, e cila të jep mundësinë për t’i bërë të gjitha llojet e pushimeve... plazhe të bukura, turizëm malor si dhe pamje panoramike nga më të ndryshmet.

Ditën e sotme në emisionin “KafeIN” me Flavion, si temë ditë u trajtua një çështje shumë interesante e cila kishte të bënte në mënyrë të drejtpërdrejtë më destinacion e preferuar të shqiptarëve lidhur më plazhin më të bukur.

Pëlqimet ishin nga më të ndryshmet, por e bukura në këtë mes qëndron në faktin se shqiptarët ndryshe nga vitet e kaluara, shprehen me shumë pozitivitet për plazhet shqiptare... “Plazhet e Sarandës janë fantastike” apo “Destinacion fantastik është Ksamili”, pra siç e shikoni këto janë fjalët e bukura që komentuesit preferojnë të thonë për bregdetin tonë.

“Cili është plazhi juaj i preferuar në Shqipëri?”, ishte pyetja e cila ju drejtua ndjekësve të INTv... jua merr mendja se kush është plazhi më i preferuar?

Saranda, rezultoi se është vendi më i bukur për të bërë plazh në Shqipëri, por edhe destinacioni si Gjiri i Gramës, Gjiri i Lalzit, Kepi Rodonit apo Pogradeci janë të pëlqyera.

Gjithsesi duhet ta pranojmë se Shqipëria është një vend fantastik, pak më shumë investime do e bënin një vend “përrallorë” dhe shumë të frekuentuar nga turistët.

e_katerta.jpge_treta.jpge_dyta.jpge_para.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105