INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Sot protesta e PD, Gent Strazimiri: Kush s’e merr seriozisht Ramën, nuk del në shesh [VIDEO]

KafeIN/Sot protesta e PD, Gent Strazimiri: Kush s’e merr seriozisht Ramën, nuk del në shesh [VIDEO]

Publikuar më: 12:47 08-07-2019

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, gjatë një interviste telefonike në emisionin “KafeIN” i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sonte në mbrëmje në shesh kundër qeverisjes së Ramës.
I pyetur nga moderatori Flavio Qarri, Strazimiri  tha se PD nuk ka gënjyer kur është shprehur për revolucion, por qytetarët nuk duhet të rrinë indiferentë por të dalin në shesh.
“Ka ende njerëz që s’e marrin seriozisht Ramën dhe ai vazhdon të bëjë dëme e të firmosë kundër interesave të tyre.
Kjo nuk është vetëm qeveri e korruptuar por dhe e kriminalizuar dhe e vetmja rrugë është protesta”, tha Strazimiri.
Në lidhje me datën e 13 tetorit, për zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale, Gent Strazimiri tha se ai është dekret në fuqi por qeveria po bën krim duke e refuzuar këtë dekret.
“13 tetori është një datë e zakonshme kalendari por e rëndësishme është të shpëtonim nga zgjedha e kësaj qeverie të lidhur me krimin, të krijohen kushte për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveria të jetë ajo që zgjedh populli dhe jo Niçja dhe Avdyli”, u shpreh ish-deputeti Gent Strazimiri.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668