Në Shqipëri, sikundër në botë po aplikohen gjithnjë e më shumë startapet, apo sic njihen ndryshe platformat digjitale që ndihmojnë jo vetëm personazhet publikë por dhe subjektet e biznesit.
Ervin Kalemi është një prej novatorëve ku suksesin e pati me platformën "Publer", aplikacion për menaxhimin e rrjeteve sociale.
"Publer pati suksesin e vet por tani po shoh të tjera ide në fushën e teknologjisë informative.
Paralelisht me të kam nisur një aplikacion të ri i fokusuar te mesazhet që do ti shërbejnë sidomos bizneseve. Përmes këtij aplikacioni ti komunikon me të gjitha rrjetet sociale në një kohë", tha Ervin Kalemi.
I riu i talentuar në fushën e teknologjisë informative i ka bërë thirrje moshatarëve të tij të zgjedhin të studiojnë në këtë fushë pasi është e tashmja dhe e ardhmja jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë