INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Stilistja Kujta Berisha: Në Shqipëri e Kosovë s’ka marka origjinale shqiptare [VIDEO]

KafeIn/Stilistja Kujta Berisha: Në Shqipëri e Kosovë s’ka marka origjinale shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 13:50 15-02-2019

Stilistja kosovare Kujta Berisha po rrëmben vëmendjen në arenën ndërkombëtare duke u vlerësuar me çmime të rëndësishme sa i takon dizajneve që krijon.
Fusha e krijimit të saj janë fustanet e mbrëmjes dhe në ceremoninë e zhvilluar në Bollivud ajo u vlerësua me çmimin e fustanit më të mirë si dhe dy çmime të tjera për fustanet më të mira në top listën e 10-veshjeve më të mira.
Për stilisten kosovare e cila ka 28 vite përvojë në tregun e modës, në Shqipëri e Kosovë nuk ka markë të mirëfilltë shqiptare.
E ftuar në emisionin “KafeIn” me moderatorin Flavio Qarri, Kujta tha se megjithë zhvillimin e vrullshëm që po njeh tregu i modës, nuk ka njerëz krijues dhe të talentuar të cilët të formojnë brandy-n e tyre.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836