Sot në KafeIN, me Flavion ishte Stine. Në rolin e një prodhuesi dhe interpretuesi, ai foli si kurrë më parë, për momentin e tij të karrierës dhe jetës personale. Fillimisht ai u shfaq i emocionuar duke folur për vajzën e tij dhe herën e parë si baba. Këngëtari tha, se ndjehej plotësisht i ndryshuar dhe i plotësuar. Sa i takon karrierës, ai tregoi se brenda këtij viti do publikohen jo vetëm projektet e reja, por Stine zbuloi se do ketë një album. Ai foli për raportet me Gjermaninë dhe përpjekjet e tij aktuale për një kalim atje.
Por, ai zbuloi edhe shumë fakte për kolegët e tij këngëtarë, ndaj për të mos i humbur klikoni te intervista e plotë: