INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Stresi: Dua të jem fantazëm, s’dua tu jap shansin të më çojnë në burg sërish [VIDEO]

KafeIN/Stresi: Dua të jem fantazëm, s’dua tu jap shansin të më çojnë në burg sërish [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 05-07-2019

Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin “Stresi” gjatë një interviste telefonike në emisionin “KafeIN” tha se pas daljes nga burgu ka rinisur aktivitetet muzikore.
“Sot do më dëgjoni në Tiranë, javës tjetër në Vlorë e më pas jashtë Shqipërisë.
Shpresoj se brenda 2 javëve do të publikohet kënga ime e re”, tha Stresi.
I pyetur për arsyet e burgosjes së tij, Stresi tha se drejtësia në Shqipëri nuk ekziston.
“Unë kam qenë armik publik i Rilindjes. është marre të merren me një këngëtar por nuk kanë turp”, u shpreh këngëtari.
Ai tha se do të vazhdojë betejën ligjore për burgun e padrejtë sipas tij.
Liria që iu dha, për Stresin ishte dhurata më e madhe.
“Ka qenë dhurata më e mirë një ditë para ditëlindjes”, tha këngëtari i muzikës rep.
Ai u shpreh se përvoja në burg e ka bërë të reflektojë që të mos japë më shkaqe që të provojë atë eksperiencë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496