INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Studimet jashtë, Eglantina Shtylla: 3800 maturantë aplikuan në universitetet perëndimore [VIDEO]

KafeIN/ Studimet jashtë, Eglantina Shtylla: 3800 maturantë aplikuan në universitetet perëndimore [VIDEO]

Publikuar më: 13:48 26-07-2019

Specialistja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Eglantina Shtylla gjatë një interviste në “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri tha se rreth 10 mijë maturantë aplikuan për studime jashtë vendit, por vetëm 3800 prej tyre plotësuan dokumentacionin gjatë muajit korrik.
Shtylla tha se ndryshe nga një vit më parë ky numër është më i vogël se një vit më parë.
“Vitin e shkuar në muajin korrik ishin 4500 maturantë plotësuan dokumentacionin për studimet jashtë vendit, pranë qendrës së shërbimeve arsimore, kurse këtë vit 3800 të rinj.
Me urdhër të ministrisë së Arsimit, për të shmangur abuzimet apo falsifikimet, dokumentacioni pas shkollës kalojnë në drejtorinë rajonale arsimore dhe më pas përfundon në qendrën e shërbimeve arsimore përmes postës”, shpjegoi përfaqësuesja e këtij institucioni.
Shtylla tha se nevojë për njehsimin e diplomave kanë dhe studentë që duan t’i transferojnë studimet nga jashtë, në universitetet brenda vendit.
“Procedurat janë lehtësuar për të gjithë të rinjtë. Ata mund t’i dorëzojnë dorazi ose me postë të gjithë dokumentacionin e kërkuar. E rëndësishme është noterizimi I tyre dhe vula apostile që legalizon dokumentacionin”, u shpreh specialistja në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Eglantina Shtylla.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566