Një nga temat që u diskutuan sot në KafeIn ishte “A është arti talent apo punë”.
Një nga personazhet i cili foli për punën dhe njëkohësisht talentin e tij në intv.al ishte Tan Brama. Shumë vite më parë, ai ka punuar në një profesion tjetër edhe pse talenti i tij ishte kërcimi, por gjatë studimeve në Gjermani, rrëfen se kishte shumë kërkesa në lidhje me kërcimin.
Në këtë mënyrë Tan Brama vazhdoi një rrugë të cilën e kishte nisur në diskoteka dhe rrugë. Një rrugë për të cilën ka punuar në shtëpi dhe duke mësuar lëvizje nga televizori. Në kohën kur u kthye nga Gjermania, ai menjëherë u angazhua me kërcimin. Më pas, Tani nisi punë si instruktor në zhanrin e kërcimit street dance.
Ai më pas u kthye në Shqipëri për të mos u larguar më kurrë.