INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Të drejtat në Punë, Inspektoriati i Punës: Informalitet dhe në sektorin e medias [VIDEO]

KafeIn/Të drejtat në Punë, Inspektoriati i Punës: Informalitet dhe në sektorin e medias [VIDEO]

Publikuar më: 14:30 31-01-2019

Inspektoriati Shtetëror i Punës merr ankesa në adresë të saj për shkeljen e të drejtave në punë, nga shumë punonjës në sektorë të ndryshëm, por vitet e fundit po ndërgjegjësohen dhe punonjësit e medias.
E ftuar në emisionin e mëngjesit në KafeIn, me moderatorin Flavio Qarri, përgjegjësja për sigurinë dhe shëndetin në punë në Inspektoriatin e Punës, Irena Gjoka, tha se orët shtesë, puna në fundjavë dhe ditëve të pushimit, janë disa prej shqetësimeve që ngre ky sektor.
Por jo vetëm kaq, sektorët fason, minierat dhe ai i ndërtimit vazhdojnë të prodhojnë aksidente deri me pasojë dhe jetën për shkak të mosrespektimit të kushteve të sigurisë e shëndetit në punë.
Gjatë bisedës në studio, znj.Gjoka tha se edhe informaliteti ka qenë në fokus të kontrolleve të inspektorëve.
“Sidomos gjatë sezonit turistik, bizneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar gjatë muajve të verës nuk paguajnë sigurimet, orët shtesë apo ditët e pushimit.
Përveç kësaj dhe mënyra e pagesës që vijon të mos deklarohet e gjitha e për pasojë dhe kontributet shoqërore”, u shpreh përfaqësuesja e Inspektoriatit të Punës.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë

Article Logic
Execution time: 0.0026469230651855