Artistët shkodranë, Bruno Shllaku dhe Mimoza Marjanaku do të jenë në Teatrin Eksperimental në datat 14, 15, 16 qershor për të shfaqur pjesën teatrale “Të korrat e gjelbërta”.
Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, Bruno Shllaku tha se vepra është shkruar nga At Zef Pllumi dhe u vu në skenë si një dedikim moral ndaj qytetit verior, Shkodrës atje ku nisi reprezalja ndaj besimit fetar.
“Kanë kaluar 70 vjet nga dita kur nisi lufta ndaj fesë dhe nuk ka asnjë pendesë ndaj qytetarëve shkodranë. Ne jemi mosmirënjohës por ka ardhur koha të reflektojmë”, tha regjisori i veprës teatrale “Të Korrat e Gjelbërta”.
Ndërsa aktorja kryesore Mimoza Marjanaku luan në skenë së bashku me vajzën e saj Ambra Marjanaku.
Skenografia e shfaqjes është realizuar nga piktorja e njohur Anila Hetoja.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë