Ajo është emigrante që jeton prej 27 vitesh në Padova të Italisë, por çdo vit preferon të pushojë në Shqipëri.
Erida çela, inxhiniere me profesion dhe instruktore noti në Padova, ishte e ftuar në emisionin “KafeIN”, ku gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka treguar se pushimet në atdhe nuk kushtojnë shumë.
“Nëse bëjmë një llogari të pastër, për një familje me 3 anëtarë dita është mesatarisht 30 euro për person.
Mendoj se është një kosto jo shumë e lartë nëse e krahasojmë me atë që ofron Italia e më gjerë”, tha Erida.
Ajo thotë se me familjen i pëlqen të eksplorojë vendet e bukura të Shqipërisë nga jugu në veri.
Pushimet sipas saj në Shqipëri priten me kureshtje pasi çdo vit shohin ndryshimet e bëra.
Erida thotë se Tirana, vendlindja e saj, ka ndryshuar shumë për mirë.
Ndiqni inervistën e plotë në videon më poshtë