INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Të vetëdijësohemi për arsimin, Armando Bala: Po nxisim kulturën e debatit [VIDEO]]

KafeIn/Të vetëdijësohemi për arsimin, Armando Bala: Po nxisim kulturën e debatit [VIDEO]]

Publikuar më: 17:30 18-02-2019

Sociologu i ri Armando Bala, në intervistën me moderatorin Flavio Qarri ka prezantuar projektin që po zbatohet në klasat e 9-ta të shkollave 9-vjeçare mbi zgjedhjen e arsimit të mesëm.
Bala tha se kultura e debatit është një nga qëllimet e projektit, gjithashtu nxitja e nxënësve për të zgjedhur me vetëdije se cilin arsim të zgjedhin, të përgjithshmin apo arsimin professional.
“Ne tentojmë t’i mësojmë fëmijët të debatojmë, të nxisim mendimin kritik dhe klasa e 9 është koha për të vendosur. Deri tani, ata kishin vetëm një zgjidhje, të regjistroheshin direkt në shkollën e mesme pa ditur se çfarë do të bëjë më pas”, u shpreh Bala.
Qëllimi sipas tij është promovimi i arsimit professional, përvetësimi i një zanati me qëllim gjetjen e një vendi pune me përfundimin e shkollës.
Projekti po shtrihet në qytete të mëdha si Vlora, Shkodra, Berati, Lezhë dhe Tiranë.
Ndiqni në videon më poshtë intervistën e plotë

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215