Pas boom-it të tallavave dhe këngëve popullore, serenatat duket se janë sot trendi i bareve dhe lokaleve që preferojnë muzikën live.
I ftuar në emisionin "KafeIN", gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Tomi i njohur si Tomi i serenatave tha se kjo është muzikë relaksuese për të cilën ka shumë kërkesa nga baret ku luhet muzikë live.
"Unë kam kënduar dhe në Greqi po kështu muzikë serenatash apo dhe greke, kurse tani këndoj në bare e lokale me muzikë live", tha Tomi.
Ai tha se i pëlqen të gjitha serenatat. Ato janë zgjeruar dhe nuk këndohen më në qytetin e serenatave në Korçë,
Tani po pëlqehen deri në Kosovë", tha Tomi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë