INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Transporti ndërqytetas, shoqata: Mungojnë stacionet e ndërmjetme, qeveria s’na dëgjon [VIDEO]

KafeIN/Transporti ndërqytetas, shoqata: Mungojnë stacionet e ndërmjetme, qeveria s’na dëgjon [VIDEO]

Publikuar më: 12:48 07-05-2019

Shoqata e Transportit ndërqytetas të udhëtarëve kërkon nga qeveria të ofrojë stacionet e ndërmjetme në disa qytete të vendit pasi aktualisht ky transport po i kushton shumë xhepit të qytetarëve.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, përfaqësuesi i shoqatës së transportit ndërqytetas të udhëtarëve, Eneo Sulejmanaj tha se në diskutimet me grupet e punës në ministrinë e linjës u vu re një mungesë informacioni nga ana e tyre.
“Ka linja si Cërrik-Sarandë që nuk kanë stacione të ndërmjetme psh në dalje të Cërrikut.

Të tilla probleme kanë qytete të tilla si Kavaja, Gramshi, që nuk kanë linja direkte për në jug apo veri.

Nëse atje bëhen stacione të ndërmjetme mund të ofrohet linja për destinacione të tilla”, tha përfaqësuesi i shoqatës së transportit ndërqytetas”.
Sa i takon idesë së krijimit të terminaleve, shoqata e transportit ndërqytetas kërkon që të merren parasysh kërkesat e saj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375