INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Turizmi brenda vendit na kushton më shumë? Çfarë rekomandojnë ekspertët [VIDEO]

KafeIN/Turizmi brenda vendit na kushton më shumë? Çfarë rekomandojnë ekspertët [VIDEO]

Publikuar më: 13:01 12-04-2019

Me largimin e sezonit të dimrit, Shqipëria ofron destinacione të shumta turistike, por jo të gjitha njihen mirë nga ne.
Ekspertët e guidave turistike në vendin tonë, thonë se me shtimin e fluksit të turistëve nevojitet një bashkëpunim me vetë banorët e zonave të cilët përmes investimeve të tërheqin turistët.
Ekspertja Albiona Muçoimaj tha se përveç kësaj, nevojiten investime në shërbime me qëllim që të promovohen si brenda dhe jashtë vendit.
“Përveç Beratit, një destinacion i preferuar po bëhet dhe Përmeti ku banjat e Bënjës mbeten të kërkuara. Berati po ashtu me kanionet e Osumit dhe Vjosës”, tha udhërrëfyesja turistike Albiona Muçoimaj.
Zonja Muçoimaj tha se edhe periferia e Tiranës ofron vende të këndshme për kalimin e një dite ndryshe, larg qytetit.
“Janë Preza, Peza dhe Petrela që ofrojnë shërbime të mira, por ka restorante që nuk njihen gjatë këtij segmenti ndaj ua propozoj kujtdo që do të dontë të kalonte një fundjavë të mirë larg rrëmujës së Tiranës”, rekomandoi ekspertja Muçoimaj.
Ndiqni të plotë intervistën në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781