Mëngjesin e sotëm, i ftuar në KafeIN, në lidhje telefonike, ishte këngëtari i njohur nga Kosova Dren Abazi.
Ata të dy i dhanë këtij mëngjesi një dozë të mjaftueshme kafeine për ta vazhduar ditën mbarë.
Gjatë bisedës me Flavion, Dreni zbuloi detaje mjaft interesante jo vetëm për muzikën.
Menjëherë pas insertit, këngëtari u pyet për martesën duke iu referuar diçkaje që kishte thënë në të kaluarën. Por Dreni këto i cilësoi thjeshtë fjalë sepse mendon se është ende i ri për martesën dhe vazhdon të jetë i përkushtuar thjeshtë ndaj artit të tij.
Por, çfarë e sjell Drenin në Tiranë?
Edhe pse përmendi ushqimin, i cili i shijon më shumë ta konsumojë në një vend bregdetar si Durrësi, Flavio insistoi për të mësuar një arsye më shumë dhe këtu nënkuptonte ndonjë femër. Këngëtari buzëqeshi dhe tha: Shoqëria e vjetër dhe aktivitetet e mia’. Një përgjigjie kjo e cila me siguri i ka surprizuar vajzat.
kafe in dren abazi FB from Elton Cara on Vimeo.