Seriali “Hostel by Anabel” i transmetuar dhe në INtv Albania, duket se ka shfaqur interes te shikuesit, në të dyja serialet e tij.
Të dyja vajzat, Alberta Kamenica dhe Viola Gjoleka, gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri kanë treguar të pathënat e xhirimeve të serialit.
“Njerëzve mund t’u duket se mund të zihemi bashkë, por ne nuk zihemi. I vetmi shkak mund të jetë orari apo vonesat por s’ka lidhje me njëra-tjetrën.
Ne jemi të gjitha me emocione të ndryshme, jemi bipolare të gjitha se në një moment mund të na shihni në humor, e pak minuta jemi ndryshe”, thanë Alberta dhe Viola.
Stafit të “Hostel by Anabel” i janë bashkuar dhe 2 aktorë profesionistë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë