Valbona Mezini është kandidatja e partisë “Bindja Demokratike” për bashkinë e Vlorës, gjatë një interviste në emisionin ‘KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se të rinjtë vlonjatë janë ushtria e saj për ruajtjen e votave në zgjedhjet e 30 qershorit.
E pyetur për arsyet e largimit të saj nga partia mëmë, PD, Mezini tha se kishte disa arsye por më kryesorja ishte vendosja e interesit personal mbi atë publik.
”BD vjen e besueshme, me alternativë të re dhe mendojmë se është e duhura për shqiptarët”, tha Mezini.
Për kanidaten e BD, emrat e tjerë që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit janë të paprovuar në funksione publike, me profil të pastër.
“Ne po na sulmojnë nga të dyja kampet politike, PD dhe PS por ne do të vazhdojmë garën deri në fund”, u shpreh kandidatja për kryebashkiake e qytetit bregdetar të Vlorës.
E pyetur për alternativën e saj në shërbim të qytetit të Vlorës, Mezini u shpreh se rëndësi ka pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë