INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kandidatja Valbona Sako: Vlerësoj punën e Dakos në Durrës, por fushatën e udhëheq vetë [VIDEO]

KafeIN/Kandidatja Valbona Sako: Vlerësoj punën e Dakos në Durrës, por fushatën e udhëheq vetë [VIDEO]

Publikuar më: 12:26 21-06-2019

Kandidatja për bashkinë e Durrësit Valbona Sako, e ftuar në emisionin e mëngjesit “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se është e bindur në fitoren e saj më 30 qershor.
E pyetur nga moderatori Flavio Qarri për kryefjalën e lajmeve në media mbi përgjimet e funksionarëve të lartë të PS, mes të cilëve dhe parardhësi i saj, Sako ka preferuar të mos përgjigjet.

Valbona Sako tha se e respekton figurën e Dakos dhe punën që ka bërë në dy mandatet e tij në krye të bashkisë së Durrësit, por fushatën ka preferuar ta udhëheqë vetë.

“Ai është i deleguari politik i PS për qarkun e Durrësit, por kam preferuar të udhëheq vetë fushatën. Në takimet me qytetarët nuk kam premtuar gjëra pompoze, por më pëlqen t'u jap zgjidhje problemeve ekzistuese”, tha kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit Valbona Sako.
Ajo u shpreh se gjatë takimeve elektorale qytetarët kanë kërkuar shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe këndet sportive për fëmijët.
“Durrësi është transformuar dhe kjo falë parardhësit tim Vangjush Dako. Por kushdo të ishte në këtë post, çdo parardhës imi, unë do ta vlerësoja. 
Premtimet e mia për qytetin tim janë transparenca e shërbimeve dhe aksesi për të gjithë qytetarët”, tha Sako.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432