Valer Kolnikaj është i njohur në lajmet e shoëbizit, por në jetën reale prej disa vitesh punon si mjek i përgjithshëm në qendrën shëndetësore të Kastratit në Malësinë e Madhe.
Në një intervistë telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN”, Flavio Qarri, Valeri tha se kamera për të është një magji e cila e ndryshon.
“Aty shndërrohem në tjetër njeri. Më pëlqen të jem dhe në kamer dhe jashtë saj. Jam ndryshe në ekran dhe ndryshe në jetën reale dhe ky dyzim është bukur se të shpëton nga rutina”, tha Valeri.
Nga ana tjetër, mjeku Valer Kolnikaj tha se është baba me dy fëmijë. Ai mendon se do të bëjë një ekip futbolli me fëmijë, duke qenë energjik dhe në planin familjar.
Sa i takon politikës, Valeri tha se ambicia e tij është për të qenë kryeministër, vetëm atë do të synonte të realizonte.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë