INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KAFEIN/ varësia ndaj kumarit. Të dhënat tronditëse, vetëm 1 në 10 persona fiton përballë vesit [VIDEO]

KAFEIN/ varësia ndaj kumarit. Të dhënat tronditëse, vetëm 1 në 10 persona fiton përballë vesit [VIDEO]

Publikuar më: 16:37 04-12-2018

Vetëm 10% persona arrijnë të fitojnë betejën e varësisë ndaj kumarit. Shifra nuk është optimiste në mbarë botën por në realitetin shqiptar edhe kjo shifër nuk ekziston, pasi mungojnë institucionet e trajtimit të këtij vesi. I ftuar në emisionin KafeIN Henri Telharaj i kërkon qeverisë të kthejë vëmendjen në betejën kundër varësisë së kumarit. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm 4 javë nga mbyllja e lojërave të fatit në Shqipëri, shifrat janë tronditëse për të gjithë ata që kërkojnë ndihmë, pasi janë të varur nga kumari. Rehabilitimi i kësaj kategorie është shumë i vështirë, ndërsa të dhënat nuk janë në favor të tyre.
Henri Telharaj:
“Gjëja më e vështirë është, që ai të marrë në kontroll jetën e tij. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe në vendet evropiane, të cilat janë klinika të mirëfillta rehabilituese, përqindja apo statistika është 1 në 10 persona arrin ta marrë veten në kontroll. Është një statistikë vërtetë dramë, por të paktën secili duhet ta vrasë mendjen për të qenë ai 1 në 10 persona”.
Në Shqipëri ende nuk ka asnjë zyrë që ofron rehabilitimi qoftë private apo shtetërore, ndërsa shërbimi i parë duket se vjen online. I ftuar në studion e KafeIN, Henri Telharaj thotë se tashmë ka një mundësi asistence online për të gjithë ata që janë të varur nga kumari. Por kush është problemi më i madh në vendin tonë?
Henri Telharaj:
“Në Shqipëri nuk ka qendra rehabilitimi, qoftë këto me para apo falas. Së pari ky është hapi më i madh, duhet të pranohet! Problemi në Shqipëri është problemi i paragjykimit, sedra. Në çastin që njerëzit do të sfidojnë veten e tyre, të dalin jashtë kontekstit paragjykues, ata atje do fitojnë. Ata do fitojnë, se ata do të kërkojnë ndihmë”.
Ndërsa nismën e qeverisë për të ndaluar me ligj lojërat e fatit Telharaj e konsideron të cunguar.
Henri Telharaj:
“Mua personalisht më duket i cunguar, në faktin se është një vendim, që ia vlen për t'u përshëndetur, pasi industria e lojrave të fatit kishte marrë një përshkallëzim të jashtëzakonshëm. Siç e dimë ishin gati 2400 pika në Shqipëri, por lufta më e madhe që unë do sugjeroja të bënte qeveria është lufta kundër varësisë, jo lufta kundër industrisë së kumarit”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988