INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Verërat shqiptare, Elezi: 30 shtete të SHBA kërkojnë prodhimet tona [VIDEO]

KafeIN/Verërat shqiptare, Elezi: 30 shtete të SHBA kërkojnë prodhimet tona [VIDEO]

Publikuar më: 12:52 30-05-2019

Në fillim të qershorit zhvillohet konkursi ballkanik i verërave në kryeqytetin bullgar. I ftuar në emisionin “KafeIN”, Dashamir Elezi, presidenti i Organizatës Shqiptare të Sommelierisë, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, tha se dhe Shqipëria do të jetë pjesë e këtij konkursi. Sommelieri i njohur ka vlerësuar prodhimet shqiptare të verërave e sidomos vitin ’97 ku sipas tij ka pasur product të mirë të verërave. Në lidhje me aktivitetin ndërkombëtar, Elezi tha se janë 12 shtete në garë dhe ai do të jetë në postin e anëtarit të jurisë në degustimin e verërave. “Ne do të përfaqësohemi me 5 prodhues, kantinën “Belba”, “Kallmeti”, “Caco”, “Menea” dhe është një staf profesionistësh dhe 20 juristë të tjerë që do të jenë pjesë e jurisë ndërkombëtare të degustimit”, tha sommelieri Dashamir Elezi. Sipas tij, këtyre prodhesve u hapen dyert për koleksionistët e produkteve, cka u jep më shumë vlerë prodhimeve dhe bzinesit të tyre. “Tashmë produkti “Made in Albania” po vlerësohet jashtë vendit. Prodhimet tona po preferohen jo vetëm nga diaspora shqiptare, por dhe nga bizneset e huaja. Psh shumë restorante në SHBA po përthithin produktet tona nga kanalet e tyre të distribucionit. Në Neë York, Dallas dhe shumë shpejt dhe në Detroit, dhe brenda verës do të jetë e përhapur në 30 shtete”, tha sommelier Elezi. Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë 

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499