INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Veshjet. Si të mos shpenzoni e çfarë nuk duhet të bëni

KafeIN/ Veshjet. Si të mos shpenzoni e çfarë nuk duhet të bëni

Publikuar më: 09:08 20-07-2018
Të gjithë e nisim ditën duke menduar se si të jemi të kuruar mirë në veshje e të dukemi bukur në sytë e të tjereve. Këtë diskutuam sot në KafeIN, por edhe për faktin se sa shpenzojmë për veshjet tona.

Katerina Zoto, një stiliste dhe pedagoge mode na tregoi për shumëllojshmërinë e trendeve që janë në treg dhe faktin se rrudhat janë më të përhapura në ditët e sotme në veshjet e femrave.

E pyetur për shpenzimet e tepërta që të rinjtë kryesisht bëjnë për veshjen, Katerina u shpreh se është e tepërt të shpenzosh kaq shumë për veshjen, kur mund të investosh në edukimin personal.
Gabimet që së shumti bëhen, sipas Kozetës janë kopjimi i njëri-tjetrit dhe mungesa e unitetit në veshje. "Duhet të kesh një stil tëndin unik"-kritikon stilistja.

E rëndësishme në fund të ditës është të ndihesh komfort me veten, qoftë duke shpenzuar apo jo.

Për më tepër shikoni videon:

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498