INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Viktimat nga i nxehti, mjekët bëjnë apel: Drejtohuni në qendrat verore shëndetësore ['VIDEO]

KafeIN/ Viktimat nga i nxehti, mjekët bëjnë apel: Drejtohuni në qendrat verore shëndetësore ['VIDEO]

Publikuar më: 14:40 24-06-2019

I nxehti ka shënuar viktimat e para, kryesisht pushues të moshuar nê zonat bregdetare. Drejtoresha e Operatorit Kombëtar të Shërbimit Shëndetësor Mirela Hasanaj, e ftuar në emisionin "KafeIN", gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se 28 qendrat shëndetësore janë në efiçencë në zonat bregdetare dhe ofrojnë shërbim 24 orë për pushuesit.

Nga tjetër. ajo i ka bërë thirrje pushuesve që të kërkojnë ndihmë shëndetësore pranë kêtyre qendrave pasi në to do të gjejnë suport nga personeli mjekësor.
"Pushuesit duhet të dinë sëmundjen e tyre prej së cilës mund të kenë ndonjë urgjencë gjatë kohës që ndodhen me pushime. Ata duhet të paraqiten ne qendrat tona shëndetësore në zonat ku po pushojnë dhe të marrin informcionin e duhur mbi trajtimin e sëmundjes në rastet urgjente. Qendrat janë të pajisura me medikamente si dhe kanë në dispozicion mjetet e transportit, autoambulanca, madje dhe helikopter", tha drejtoresha e Operatorit të Shërbimit Shëndetësor.

Sipas znj Hasanaj, të sëmurët kardiakë apo alergjikë janë më të rriskuarit nga i nxehti.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë: 

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126