INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Vjen i nxehti afrikan, mjekët fushatë ndërgjegjësimi për kujdesin në shtëpi dhe jashtë [VIDEO]

KafeIN/Vjen i nxehti afrikan, mjekët fushatë ndërgjegjësimi për kujdesin në shtëpi dhe jashtë [VIDEO]

Publikuar më: 12:46 26-06-2019

Vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan me temperatura që janë rritur deri në 38 gradë Celsius.
Ministria e Shëndetësisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për masat që duhet të marrë popullata për tu mbrojtur nga goditjet e diellit.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, specialistja e shëndetit publik, pediatrja Laureta Malushi tha se janë disa rregulla që cdokush duhet t’i mbajë parasysh në këtë periudhë.
“Oraret e pikut të diellit pas orës 11 deri në orën 17,00 duhet të shmangen sidomos nga të moshuarit që vuajnë dhe nga sëmundje kronike. Po ashtu duhet të konsumojmë shumë ujë sepse rrezikojmë të dehidratohemi. Ushqimet duhet të konsumohen të freskëta dhe kryesisht perime të stinës”, tha mjekja Laureta Malushi.
Nga ana tjetër, mjekja ka dhënë këshilla dhe për drejtuesit e automjeteve. Sipas saj, kujdes duhet treguar me kondicionerin e makinës 
“Kujdes duhet treguar dhe me temperaturën e kondicionerit që s’duhet të jetë më e ulët se temperaturat jashtë dhe fletët e kondicionerit s’duhet të drejtohen nga vetja. Rastet më të shumta në klinikë vijnë me infeksione të grykës”, tha mjekja Malushi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717