Kandidati socialist për bashkinë e Beratit Ervin Demo gjatë një interviste telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN” Flavio Qarri, u shpreh i bindur se zgjedhjet më 30 qershor do të zhvillohen.
Demo tha se stacionet e përcaktuara në Kushtetutë, (data, procesi zgjedhor) duhet të respektohen nga të gjithë.
“Ne e dimë se si janë zhvilluar zgjedhjet në këtë vend. Por zgjedhjet e 2017 kanë qenë më të qetat të zhvilluara në vend. është situatë qesharake dhe më shumë insinuate të krijuara nga njëra palë, pra opozita”, tha kandidati për kryebashkiak në Berat, Ervin Demo.
I pyetur për përgjimet me shitblerjen e votave, Demo tha se kjo është përgjegjësi individuale.
“Akuzat e ngritura mbi bazën e disa përgjimeve, besoj janë retorika që ata që i ngrenë këto akuza i kanë bërë më keq” , tha Demo.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë