INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Zgjedhjet e 30 qershorit, Ivi Kaso: Kallëzime penale për anëtarët e KQZ  [VIDEO]

KafeIN/Zgjedhjet e 30 qershorit, Ivi Kaso: Kallëzime penale për anëtarët e KQZ [VIDEO]

Publikuar më: 12:54 10-07-2019

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Ivi Kaso, tha se data e zgjedhjeve që njeh Kodi Zgjedhor është 13 tetori.
Për këtë, PD do të vazhdojë betejën në KQZ për të mos njohur zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, juristi Ivi Kaso i pyetur për ankimimin e zgjedhjeve 2017, tha se rezultati është kontestuar që në atë periudhë.
“Zgjedhjet e 30 qershorit, njësoj si të 2017 nuk njihen nga PD. Ne kemi kërkuar nga KQZ dokumentacionin e duhur për të vërtetuar farsën e zgjedhjeve të 30 qershorit, shkeljet e konstatuara”, tha Ivi Kaso.
Kaso tha se janë depozituar disa kallëzime penale, duke nisur nga anëtarët e KQZ e deri te komisionerët e PS.
“Kur u përballëm me procesin farsë, ne vendosëm ta monitorojmë dhe të denoncojmë shkeljet e procesit zgjedhor qesharak të 30 qershorit. Këto informacione na takojnë me ligj dhe presim nga KQZ të na i vërë në dispozicion”, tha juristi i PD në KQZ.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0032470226287842