Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu i ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se qytetarët e Kamzës janë gati të ngrihen për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit.
I pyetur nga moderatori se si e pret fitoren e Rakip Sulit më 30 qershor, kryebashkiaku Mziu deklaroi se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Në zyrën time nuk hyn as Rakip Suli dhe asnjë kandidat i PS. Unë do të vazhdoj dhe katër vjet të tjera të jem në krye të bashkisë Kamëz por dhe pas meje do të jetë kandidat tjetër i PD”, tha Mziu.
Sa i takon përplasjes së mundshme civile që mund të ndodhë në këtë ditë, Xhelal Mziu tha se kjo do të ndodhë nëse Rama nuk anulon zgjedhjet.
“Ju them se ai që do e pësojë do të jetë kryeministri Rama”, tha Mziu.
Kryebashkiaku ka akuzuar dhe KQZ që sipas tij po përdoret nga PS.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë