Ish-prefekti i Elbasanit, kandidat për bashkinë e këtij qyteti Gledian Llatja i ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se në zgjedhje do të jetë sfida me veten, pasi kundërshtarë reale të PS nuk do të ketë.
“Ne vazhdojmë punën tonë, kemi kontratë me qytetarët.
Gara ishte e hapur, por ata zgjodhën të mos kandidojnë”, tha kandidati socialist për kryetar bashkie në qytetin e Elbasanit, Gledian Llatja.
I pyetur për ndonjë mundësi të anulimit të zgjedhjeve locale, Llatja tha se në datën 30 qershor do të ketë festë, pasi do të lidhet kontrata me qytetarët.
“Ne kemi detyrime si parti ndaj procesit zgjedhor. Kemi detyrim për zgjedhjen e komisionerëve”, tha kandidati për kryebashkiak në Elbasan, Gledian Llatja.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë