INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Zv.Ministri Shpati Kolgega: ''Nuk mund “të ndalim” ikjen e të rinjve nga Shqipëria'' [VIDEO]

KafeIN/ Zv.Ministri Shpati Kolgega: ''Nuk mund “të ndalim” ikjen e të rinjve nga Shqipëria'' [VIDEO]

Publikuar më: 12:06 27-06-2018

I ftuar ditën e sotme në KafeIN ishte Zv.Ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Shpat Kolgega, i cili diskutoi rreth temës: "Politika dhe përfshirja rinore në forume".

Një nga çështjet kryesore që sot diskutoi Flavio me Shpatin në intv.al ishte edhe largimi i të rinjve jashtë vendit. Shpati u shpreh se: “ Ne nuk mund t'i themi të rinjve mos u largoni nga Shqipëria apo të mos shkojnë për të studiuar jashtë vendit për një jetës dhe një vend pune më të mirë. ”

Zv.ministri i Arsimit përmendi dhe rastin e 25 mijë italianëve që vijnë në Shqipëri për punuar dhe studiuar.  Ai shtoi më pas se: "Punë ka, por s'ka profesionistë", një shprehje që ka shkaktuar shumë polemika. 

Por, ajo ku qëndron e gjithë vëmendja e të rinjve është problemi i madh me Maturën Shtetërore.  Shpati u shpreh se do ky vit ishte perfekt, pavarësisht pakënaqësive,  ai deklaroi se vitin e ardhshëm do ketë akoma dhe më shumë kontrolle.

Article Logic
Execution time: 0.0033471584320068