INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafenetë nuk njohin mungesë financash, ambulantët i ikin rrugëve

Kafenetë nuk njohin mungesë financash, ambulantët i ikin rrugëve

Publikuar më: 09:00 31-08-2019

Biznesi i kafeneve në kryeqytet nuk njeh frenim. Në 6 muajt e parë të këtij viti janë hapur edhe shumë lokale të tjera në kryeqytet. Duket se ky është një biznes fitimprurës, sidomos në Tiranë. Të dhënat zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) tregojnë se për periudhën Janar-Qershor 2019, janë hapur 4818 subjekte të reja kryesore dhe dytësore në kryeqytet.

Numrin më të lartë e përbëjnë aktivitetet e shërbimit, me 1979 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 1574 subjekte, shitja me shumicë me 459 subjekte.
Të fundit renditen ambulantët me vetëm 1 subjekt të hapur.
Ndërsa nga ana tjetër, 2155 biznese në Tiranë kanë ulur qepenat, duke kaluar në status pasiv. Listën e kryesojnë subjektet që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, me 971 të tilla e ndjekur nga njësi shërbimi dhe më pas shitje me shumicë.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604