INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafja bën mirë apo keq për organizmin? Ja çfarë thonë studiuesit

Kafja bën mirë apo keq për organizmin? Ja çfarë thonë studiuesit

Publikuar më: 11:54 12-07-2017

Nuk ka rëndësi nëse e preferoni të nxehtë apo të ftohtë, të zezë ose kafe, shumë njerëz thonë se ata nuk mund të jetojnë pa kafe.

Kjo pije joshëse është element kryesor në jetën e shumë personave rreth botës. Por nëse e konsumoni në sasi të mëdha i ben keq shëndetit...apo jo? Ja çfarë thonë studiuesit e shkollës së Harvard-it.

Hulumtuesit kanë disa përgjigje lidhur me këtë fenomen. Kafja përmban antioksidantë të cilët mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Sipas disa studimeve, kafja ka rezultuar me efekte mbrojtëse kundër disa lloje të kancerit si dhe sëmundjeve kronike si diabet tip 2, Alzhajmer dhe Parkinson. Kafeina në kafe është stimuluese dhe mund t'ju ndihmojë me vigjilencën mendore dhe lodhjen.

Megjithatë, shumë kafe mund t'ju bëjnë nervozë, t'ju sjellin probleme me gjumin, dhimbje koke, rritje të presionit të gjakut dhe aritmi të zemrës. Për të hetuar këtë teori më tej, shkencëtarët e universitetit të Harvardit kanë analizuar të dhënat nga tre studime të vazhdueshme që përfshijnë pothuajse 300.000 burra dhe gra deri në 30 vjet.

Studiuesit gjetën se konsumi i moderuar i kafes u shoqerua me rrezik më të ulët të vdekshmërisë. Në fund studiuesit dolën në përfundimin se konsumi i kafes mund të sigurojë një mënyrë jetese të shëndetshme. Lajmi i madh për miliona njerez të cilët vdesin për kafe në kuptimin më metaforik është se ata kanë rrezik më të ulët të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet neurologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391