Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor.
Ata sollën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin, Kajan. Pas ardhjes në jetë të tij çifti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, por deri më tani nuk kishin publikuar asnjë foto të Kajan-it.
Por tani që ai ka bërë dy muaj, Ajola ka ndarë me ndjekësit e saj në profilin personal ‘Instagram’ foto mjaft të ëmba të vogëlushit.
Së bashku me djalin ajo shfaqet pranë pemës së Krishtlindjes dhe Kajan ka mbështetur kokën tek shpatulla e së ëmës.
“Dy muaj me këtë qiell të vogël”, shkruan Ajola.
Pas ardhjes në jetë të djalit, Ajola ka vendosur ti kushtojë kohë të plotë mëmërisë, pasi edhe Erionin nuk e shoqëron shpesh në daljet e tij publike.