Ish futbollisti i Milan, Rikardo Kaka’ do pritet të rikthehet tek skuadra e tij e zemrës. Braziliani tha se shumë shpejt mund të rikthehet në klubin kuqezi si drejtues. “Milan është një ekip që po përpiqet të marrë sërish vendin që i takon në futbollin e madh.
I pyetur se ku e sheh veten te projektin i ri të Milan, 36 vjecari tha se nuk ia ka idenë për momentin. Pas pak kohe do të rikthehem në Itali, për arsye personale dhe do të takoj drejtuesit e Milan për të parë situatën. Eshtë vetëm çështje kohe- tha Kaka për mediat italiane, duke lënë të hapur mundësinë për një rikthim në Milano.