Shkrimet rraciste mbi kalanë e Himarës po bëjnë xhiron e rrjetit orët e fundit.
Në to gjen shkrime si “Himara tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm” e shumë parrula të tjera raciste kundër shqiptarëve. Ky fakt ka prekur edhe aktorin e njohur, Florjan Binaj.
Sipas aktorit ky është një turp dhe se asnjë autoritet nuk kanë reaguar, duke i drejtruar gishtin ministrisë së Turizmit.
"Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si : Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës…Min e Turizmit si je?Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!", shkruan Binaj.