Mos mendoni se e lexuat gabim! Po, është e vërtetë, kompania Linder ka nxjerrë në treg për të gjithë kalendarë dashit, kalendarë me fotografi të modeleve nudo që paraqiten provokuese në disa arkivol.
Themeluesi i kompanisë Linder, Zbigiew Lindner, gjithashtu është personi i cili e zbuloi këtë ide që në vitin 2009. Sipas Linder, njerëzit më së shumti mendojnë se arkivolet janë të shëmtuar dhe detyra e tij është të japë një përshtypje tjetër pasi ato mund të jenë edhe "seksi".
Lindner tha: Arkivoli është diçka që përdoret vetëm një herë, prandaj është e rëndësishme që të ketë një formë të hijshme. Secili prej kalendareve tona tregon bukuritë e vajzave të zhveshura që reklamojnë veshjen e "pas vdekjes".