Fama e Erës përtej oqeanit nuk përbën më lajm pasi e njihnim preferencën e amerikanëve për bukuroshen tonë, megjithatë situata duket më “serioze” se sa e kishim menduar.
Tashmë që nënshkroi për Sony Music, këngëtarja 21 vjeçare do ta ketë më të lehtë që të shpërndajë muzikën e saj përtej Shqipërisë dhe më gjerë, por duket se edhe e vetme nuk ia del aspak keq. Aq sa në një palestër në Burbank të Kalifornisë hiti “Bon Bon” i artistes së veçantë është shfrytëzuar për të realizuar një koreografi. Pra, nuk janë vetëm pëlqyesit e muzikës apo thjesht fansat ata që tërhiqen nga Era, por edhe balerinët apo grupet e kërcimit e gjejnë muzikën e saj si të përshtatshme për ta zhvilluar nga ana artistike. Artistja e shumë hiteve thjesht nuk resht së na surprizuari, ndërsa përfaqësimi nga Sony Music i lë shumë hapësirë imagjinatës.